E BUJSHME: Barcelona nuk heq dorë, bën gati ofertën e majme për sulmuesin e Interit!

25 Shtator 2020
15:44
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona po mendon të bëjë dhe një ofertë finale për sulmuesin Lautaro Martinez. Argjentinasi dëshiron ende të largohet nga skuadra e Interit dhe katalanasit mbeten një dëshirë e madhe e tyre.

Barca largoi Suarezin, Vidalin dhe Rakitic, prandaj dëshiron të forcohet. Oferta që spanjollët mund të çojnë drejt italianëve është 90 milionë euro. Shifër e konsiderueshme për arkat e Interit që nuk kanë grumbulluar asgjë këtë verë nga shitja e lojtarëve.

Lautaro nuk ka rinvouar me Interin dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë. Trajneri Antonio Conte dëshiron ta mbajë në ekip, por një thirrje nga Koeman është shumë tunduese. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit