E bujshme, bisedat e Wanda Nara me Maxi Lopez përhapen në rrjetet sociale!

12 Gusht 2022
12:24
Denis Hakanaj
back button

Në orët e fundit Wanda Nara është rikthyer në qendër të vëmendjes jo më për deklaratat në lidhje me marrëdhënien e bashkëshortit të saj Mauro Icardi dhe PSG-së, por për disa kuriozitete që ka zbuluar në Instagram, në përgjigje të disa pyetjeve të ndjekësve të saj.

Si gjithmonë, menaxherja nuk e kishte problem të përgjigjej dhe disa pyetje kishin të bënin me fëmijët e saj dhe babain e tyre, Maxi López. Atyre që i shkruanin pse nuk publikonte më foto me fëmijët e saj, Nara iu përgjigj: “Janëm me babin”.

Pasi ka shpjeguar pse prej kohësh nuk publikon foto të djemve, një tjetër admiruese e ka pyetur: “A je e lumtur kur fëmijët e tu janë me babin?”.

Wanda u përgjigj jo me fjalë, por këtë herë me vepra, duke postuar një screenshot të një bisede me djalin e saj Benedicto. Aty 12-vjeçari i thotë se po kalonin shumë mirë dhe se po luanin futboll.

Së fundi, një ndjekës e pyeti Wanda Narën nëse shkon shumë mirë me ish-in e saj Maxi López. Gruaja është përgjigjur me një tjetër screenshot, këtë herë të një bisede me babanë e fëmijëve të saj.

Aty shihet se ish-futbollisti i ka dërguar një foto me djalin e tij të madh, Valentino López, duke thënë se dy të tjerët janë duke bërë banjë.

Me pak fjalë, marrëdhënia mes Wandës dhe ish-it është më e mirë se kurrë. Duke mohuar kështu thashethemet e përhapura ditët e fundit në një program televiziv argjentinas, sfondi mbi arsyet e supozuara reale që e shtynë çiftin të thotë lamtumirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit