E BUJSHME: Burgaxhiu rus drejt transferimit në Serie A për 5 mln euro!

20 Janar 2021
16:43
Telesport
back button

Fiorentina vazhdon të negociojë për Aleksander Kokorin me një marrëveshje që mund të mbyllet në 5 milion euro.

Burime pranë klubit rus Spartak Moska konfirmojnë se negociatat po vazhdojnë, me lojtarin që pritet të fitojë rreth 1.7 milion në sezon.

Kokorin e Mamaev, partitella in carcere nella prigione russa di Belgorod |  Sky Sport

Nga Firence nuk kanë vendosur ende për mbylljen e akordit, por drejtori sportiv Pradè shtyn të përshpejtohet dhe në orët e ardhshme mund të arrijë edhe “drita jeshile” përfundimtare nga Commisso, presidenti i Fiorentinas.

Kujtojmë që Kokoriv shihet si një “dele e zezë” në Rusi dhe rrugaç. E famshme është ajo që ndodhi kohë më parë ku ai dhe Mamaev u përjashtuan nga kombëtarja por madje shkuan edhe në burg pasi goditën dhe rrahën zyrtarin e ministrit të punëve, Denis Pak, dy vite më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit