E BUJSHME | Donte të mashtronte kontrollin e anti-dopingut, ylli brazilian përjashtohet 2 vite nga futbolli!

25 Mars 2024
23:43
Telesport
back button

Goditje e rende për sulmuesin Gabriel Barbosa, ndryshe Gabogol, pasi u skualifikua për dy vjet për tentativë mashtrimi antidoping. Sulmuesi 27-vjeçar i Flamengos u shpall fajtor për shkelje të nenit 122 të Kodit brazilian Anti-Doping.

Më 8 prill 2023, gjatë kontrolleve të kryera në qendrën sportive të klubit, Gabigol, ish-lojtar i Interit, dyshohet se ka penguar punën e inspektorëve, duke mos i respektuar ata dhe duke mos ndjekur udhëzimet që i ishin dhënë për të kryer testin, i cili më pas doli negativ.

Një nga raportet që përmban denoncimi, në fakt flet për vonesë në kryerjen e testit, përveç mosrespektimit të udhëzimeve. Të gjithë lojtarët e Flamengos iu nënshtruan testit para stërvitjes në orën 10 të mëngjesit, me përjashtim të Gabigolit, i cili fillimisht shkoi në drekë dhe më pas injoroi procedurat e treguara.

Ai mori enën enen e provëzës pa i thënë askujt, dukshëm i irrituar dhe, në banjë në momentin e grumbullimit, ai dyshohet se ia dorëzoi kontejnerin e hapur oficerit, në kundërshtim me udhëzimet e marra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit