Marco Giampaolo nuk do të jetë më trajneri i Torinos dhe zyrtarizimi i shkarkimit erdhi dje vonë.
Ish-trajneri i Milanit, gjithashtu u dëbua nga ekipi granata pas një gjysmë sezoni me të vërtetë të dobët dhe zhgënjyes në çdo aspekt.
Megjithatë, trajneri italian nuk duhet të mërzitet pasi në horizont shfaqet menjëherë mundësia e radhës, shumë prestigjioze.
Në fakt Polonia ka vendosur të shkarkojë trajnerin Jerzy Brzeczek. Një kthesë e madhe kjo, pasi askush nuk e priste atë.
Zëvendësimi nuk u njoftua në deklaratën zyrtare, por Zbignieë Boniek, numri një i Shoqatës së Futbollit polak, ka thirrur një konferencë shtypi për të enjten.
Sipas portalit onet.pl, largimi i trajnerit aktual të Polonisë do të vinte si efekt domino pikërisht për shkak të vendimit të Torinos për të shkarkuar Giampaolo. Forma dhe shumë lojtarë polakë të stërvitur, përfshirë Krzysztof Piatek në kohën e Milanit (tani te Hertha Berlin), do ta bindnin Boniek të zgjidhte atë.
Giampaolo tani ndërron ekip dhe kalon te një përfaqësuese.