E bujshme, Dybala ndryshon mendje në momentin e fundit: “Shihemi të dielën”

22 Gusht 2024
20:44
Denis Hakanaj
back button

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Roma.

Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite).

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”.

Një vendim i marrë teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit