Floyd Mayweather, kampioni i pamposhtur i botës në disa kategori të ndryshme peshash, mund të duelojë me Logal Paul, aktorin e You Tube, një personazh publik i njohur në botën mediatike, aktor dhe në vitin 2019 pjesëmarrës edhe në një duel boksi.
Lajmi është bërë publik nga disa personazhe të njohura publike, si Keemstar, që u tha 2.8 milionë fansave të tij në “Twitter” se Mayweather do të rikthehet të duelojë në ring ndaj Logal Paul. Edhe boksieri i peshës së lehtë Ryan Garcia e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet sociale.
Mayweather vs Logan Paul this year!
No joke… that’s boxing insider just told me… pic.twitter.com/uh2UW9Wkdo
— KEEM 🍿 (@KEEMSTAR) September 16, 2020
Mayweather, i tërhequr nga sporti në vitin 2017 me rekordin e 50 fitoreve dhe 0 humbje, mund të përballet kështu me një personazh që ka vetëm një duel boksi në kurrikulimin e tij, të humbur në vitin 2019. Për momentin ky lajm mbetet në kuadrin e thashethemeve.
Logan Paul is fighting floyd Mayweather, prayers going up for Logan
— Ryan Garcia (@KingRyanG) September 17, 2020