E BUJSHME: Godet Vllaznia, mesfushori vjen nga Milani në huazim!

11 Janar 2021
17:19
Telesport
back button

Vllaznia që kryeson kampionatin shqiptar pas goditjes Avdijaj në sulm duket se së shpejti do të sigurojë edhe një mesfushor që mbërrin nga të rinjtë e Milanit.

Sipas asaj që lajmërojnë mediat italiane (Tuttomercatoweb), bëhet fjalë për mesfushorin e datëlindjes 2000, Emir Murati dhe që pritet të transferohet në huazim te kuqeblutë deri në fund të sezonit.

Aventura e tij e fundit ka qenë te Pro Sesto në Serie C, por nuk ka gjetur hapësira dhe u kthye në bazë.

Murati është rritur në sektorin kuqezi dhe ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë.

Dikur konsiderohej si talent i Akademisë kuqezi, por ecuria e tij nuk përmbushi pritshmërinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit