E BUJSHME | Ish-sulmuesi i Milan, Juventus dhe Lazio kthehet të luajë futboll 40 vjeç. Transferimi i pabesueshëm

9 Tetor 2024
23:35
Telesport
back button

Rikthim sensacional në fushë për Alessandro Matri, ish-sulmues i Milanit, Juventusit, Cagliarit, Lazios dhe Sassuolos, i cili vendos të rifillojë futbollin pas terheqjes dhe e ben në moshën 40-vjeçare.

Alessandro Matri rikthehet të luajë futboll: vjen njoftimi i papritur për ish-sulmuesin e Italise. Skuadra në fjalë është Asd Graffignana 2013, një klub nga Lombardia dhe provinca e Lodit që luan në Kategorinë e Dytë ne Serie D, pra mes Amatorëve dhe gjysmë profesionistëve.

Pasi hyri në listën e lojtarëve të lirë pas aventurës së tij të fundit me fanellën e Sassuolos të sezonit 2019/2020, sulmuesi i lindur në vitin 1984 – tashmë dyzet vjeç – ka vendosur të kthehet në fushe.

Pasi bëri historinë e Juventusit, “Mitra” Matri vendosi të rifillojë nga një klub me të njëjtat ngjyra. Dëshira për të përjetuar sërish emocionin e fushës ishte shumë e fortë dhe tani hapet një kapitull i ri

Kjo është deklarata e bardhezinjve që i ka habitur të gjithë. “344 ndeshje në Serinë A me 92 gola, 3 kampionate, 2 Superkupa Italie, 1 Kupë Italie, 7 paraqitje për kombëtaren me gola debutues dhe një lidhje të pazgjidhshme me vendin tonë dhe klubin tonë. Është një nder të mirëpres në ekip Alessandro Matri, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së Kategorisë së Dytë për këtë sezon!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit