E BUJSHME: Juventusi nxjerr në shitje yllin e ekipit! Ulet vlera e kartonit, por rroga mbetet problem

25 Shtator 2020
13:40
Telesport
back button

Juventus po kërkon strehim për Douglas Costa. Braziliani, me një pagë prej gjashtë milion euro, me kontratën deri në vitin 2022, ende peshon si një vlerë e mbetur e bilancit të 30 qershor 2020 për 21,942 milion euro.

Nëse shitet në këtë shifër, bilanci i Zonjës së Vjetër nuk do të shihte një shenjë minus dhe për këtë arsye drejtori sportiv Fabio Paratici po përpiqet të punojë së bashku me agjentin e lojtarit për të gjetur një ekip ose sistemim.

Infortunio Douglas Costa, ultime notizie: il brasiliano ancora ai box ma...

Wolverhampton ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive në treg dhe me 20 milion Douglas Costa de Souza padyshim që e përfaqëson si okazion. Manchester United, nga ana e tij, është një ekip tjetër i vëmendshëm ndaj evolucionit të së ardhmes së futbollistit. Midis thashethemeve ka edhe ekipe spanjolle, për një shkëmbim me Ousmane Dembelé, por nga Barcelona vijnë pak konfirmime  për shkëmbimin e huazimit, gjithashtu për shkak të vlerave të ndryshme të kartonëve, me francezin sidomos.

E vërteta është se, pavarësisht talentit dhe cilësisë së tij, Douglas Costa nuk është thelbësor në projektin taktik të Andrea Pirlo. Për sa i përket rolit dhe karakteristikave, trajneri bardhezi po provon të përqendrohet në lojtarë të ndryshëm, si Dejan Kulusevski dhe idetë e tjera të merkatos, si Joaquin Correa së pari dhe Federico Chiesa më pas.

Për këtë do të jetë e nevojshme të largohet braziliani fillimisht…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit