E BUJSHME: Lampard jep “ok” për largimin e Kepa, do me çdo kusht njërin nga këto të dy!

24 Maj 2020
12:31
Telesport
back button

Mund të ketë një shkëmbim të rëndësishëm te Chelsea, një klub që këto dy vitet e fundit ka investuar shumë pak, shkak edhe bllokimi i merkatos.

Blutë e Londrës, në fakt, janë duke menduar që të shesin portierin e talentuar Kepa, i cili kërkohet nga Valencia dhe do të kthehej kështu në Spanjë pas eksperiencës së dikurshme në portën e Athletic Bilbao.

Sipas “Sunday Express”, trajneri Franck Lampard ka mbetur i mahnitur nga gardiani i portës së Ajax, Onana, i cili është edhe në fokusin e Manchester United. Por, një tjetër ide është Donnarumma i Milanit. Kështu, nëse Kepa largohet, skuadra angleze ka dy emra në tavolinë.

Milan, pazza offerta del Chelsea per Donnarumma: 60 milioni più Kepa

Duke ditur natyrisht dhe se konkurrenca nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Manchester United është në kërkim të një portieri që të ofrojë garanci.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit