Manny Pacquiao do të bëjë një rikthim befasues në ring këtë vit. Ai synon të duelojë për titullin WBC në peshën e lehtë kundër Mario Barrios. Titulli i kësaj peshe është vakant. Një rikthim surprizë ky i 45-vjeçarit filipinas në ring, që nuk duelon që nga gushti 2021.
Pacquiao, një legjendë e ringut, ka qenë kampion bote në shumë pesha. “Ne jemi ende në negociata. Dueli nuk është finalizuar ende, por negociatat janë duke vazhduar “, tha Pacquiao për luftën e mundshme të Barrios për titullin WBC në peshën e lehtë.
Para kësaj sfide, Pacquiao do të zhvillojë një duel “show” në Japoni, që do të jetë një test për të. Sean Gibbons konfirmoi se Pacquiao po synon të shtojë një triumf tjetër titulli në listën e tij të gjatë të arritjeve në karrierë (62 fitore, 8 humbje, 2 barazime).
Më tej, menaxheri i Pacqiuao, shtoi: “Manny po shikon opsionin për të dueluar me Mario Barrios. “Ai e pëlqen idenë për të përfunduar karrierën e tij duke fituar titullin WBC. Ky ishte brezi i tij i parë. Gjatë dy javëve të ardhshme, ne do të përpiqemi të mbyllim marrëveshjen”.