E bujshme: Liverpool i rikthehet lojtarit 60-milionësh në merkaton e janarit

2 Shtator 2024
12:44
Telesport
back button

Martin Zubimendi mund të bëhet sërish një temë e nxehtë për Liverpool-in gjatë merkatos së janarit. Gjatë korrikut dhe gushtit që lamë pas, Real Sociedad bëri betejë për të siguruar shërbimet e Zubimendit edhe për këtë sezon, por do të jetë mision i vështirë.

Fillimisht u shkrua se mesfushori spanjoll ka konsideruar largimin nga baskët, sepse ishte joshur nga oferta e bujshme e klubit të kuq.

Klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro. Liverpool ishte gati ta paguante këtë shifër, por në fund operacioni nuk u krye. Situata tani ka ndryshuar. Klubi anglez po bën presion dhe do të futet në aksion në merkaton e janarit.

Zubimendi ka thënë “po”. Real Sociedad do të jetë i detyruar të bëjë lëshime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit