E BUJSHME: Liverpooli dhe Reali në kontakte për Mbappe, ja kush është më afër

21 Shtator 2020
21:06
Eraldo Harlicaj
back button

Kylian Mbappe u ka komunikuar drejtuesve të PSG-së se dëshiron të largohet verën e ardhshme. Ai nuk ka pranuar asnjë ofertë rinovimi, pavarësisht ofertave shumë joshëse të francezëve.

Kontrata e të riut me PSG skadon në 2022 dhe parisienët nuk e kanë luksin ta humbasin me parametra zero. Leonardo shpreson që të bindë ende futbollistin, por duket e vështirë.

L’Equipe nga krahu tjetër shkruan se Reali dhe Liverpooli janë në kontakte të vazhdueshme me Mbappen. Ata duan ta bindin që të transferohet në verë. Më afër futbollistit është Reali, pasi dëshira e kampionit të botës është të luajë me madrilenët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit