E BUJSHME: Mancini mund të braktisë Italinë! Fajin e ka Marcello Lippi

23 Korrik 2020
16:22
Telesport
back button

Nga sot marrëdhëniet midis presidentit të FIGC Gravina dhe trajnerit të Kombëtares Italiane, Roberto Mancini nuk do të jenë më të njëjtat. Arsyeja është takimi midis Marcello Lippi dhe numrit “1” federal për një rol teknik.

Italia, Lippi incontra Gravina | Ombre sul futuro di Mancini

Mancini nuk ka asgjë kundër Lippit, por do të dëshironte të ishte përfshirë ose të paktën të paralajmërohej para se të zhvillohej takimi i djeshëm për drekë.

Pasi ngriti sërish Italinë, trajneri mendoi se ishte në qendër të aktiviteteve të Federatës dhe tani rrezikon të humbasë forcën mbi të gjitha çështjet në lidhje me ekipet e të rinjve kombëtare që ai më parë ka menaxhuar personalisht.

“Nuk kam asgjë për të thënë ose komentuar”, tha vetë Mancini, i cili ka tre oferta të rëndësishme nga Premier League, por që ëndërron të fitojë kampionatin evropian me axurrët.

Pra, divorci i menjëhershëm nuk është në planet e askujt, por pas Europianit rrugët mund të ndahen…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit