E BUJSHME, Mayweather konfirmon sfidën e dytë ndaj Pacquiao

16 Shtator 2019
10:58
Telesport
back button

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka bërë me dije se po përgatitet për një duel “show” që do të zhvillojë në Japoni ndaj filipinasit Manny Pacquiao. Një deklaratë që ka befasuar të gjithë, pasi prej kohësh përflitet për një përballje të dytë mes dy ikonave të boksit.

Gjithsesi, duket se kjo sfidë nuk do të jetë zyrtare, por një “show” mes dy boksierëve, ikona të këtij sporti. Këtë gjë e konfirmoi Mayweather përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Ekipi im është në Tokio. Tani për tani jam duke punuar për një duel mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, një sfidë që do të zhvillohet këtu, në Tokio. Qëndroni në pritje për të reja të tjera së shpejti”, thotë Mayweather.

Dy boksierët zhvilluan në maj të 2015-ës një nga duelet më të mëdha të historisë së këtij sporti, me Mayweather që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundesh. Amerikani është tërhequr nga sporti prej dy vitesh, ndërsa filipinasi bokson ende dhe është kampion bote.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit