E BUJSHME: Mbappe refuzon rinovimin e PSG-së, sulmuesi zgjedh ekipin e ri

22 Korrik 2019
16:01
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Franca: Kylian Mbappe ka refuzuar të rinovojë me PSG-në. Klubi francez donte të zgjaste kontratën e 20-vjeçarit, por i riu ka refuzuar. Ai është lodhur duke qëndruar nën hijen e Neymar-it dhe duke qenë pjesë e një klubi që nuk arrin të ketë sukses në Europë. 

Kampioni i botës synon që në verën e vitit 2020 të shitet drejt një tjetër kampionati dhe Real Madridi është klubi që e do. Madrilenët e duan me patjetër dhe janë gati të bëjnë çmenduri vitin e ardhshëm duke formuar sërish një ekip galaktik me ardhjen e Mbappes. 

Sulmuesi kërkon të dalë nga kampionati francez dhe me Cristiano Ronaldon e Lionel Messin që janë në përfundim të karrierës, topi i artë nuk është më utopi për sulmuesin. Mbappe ka lëshuar deklarata të forta për lidershipin e tij te PSG dhe duket se nuk është më i lumtur në skuadër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit