E BUJSHME! Milani synon “kanakarin” e Ancelotti për mesfushën

24 Qershor 2021
10:57
Alfred Lleshi
back button

Pas lamtumirës së Carlo Ancelotti, tani Everton do të donte të hiqte qafe “kanakarin” e trajnerit italian, James Rodriguez. Kolumbiani do të mbushë 30 vjeç në korrik dhe vjen nga një sezon plot dëmtime. Vetëm 6 gola në 23 ndeshje në Premier League, por mbi të gjitha një nënshkrim i rëndësishëm, që rëndon financat e “Toffees”.

Për këtë arsye, James iu ofrua Atletico Madridit, Napolit dhe Milanit. Sipas “Mail”, kuqezinjtë do të ishin veçanërisht të interesuar për të, pas lamtumirës së Calhanoglu, i cili u transferua falas tek Interi. Milani thuhet gjithashtu se bëri një “sondazh” me Chelsea për Hakim Ziyech ditët e fundit. Ndërkohë, Everton vazhdon të vlerësojë zëvendësuesin e mundshëm të Ancelotti. Rafa Benitez duket se është në “pole”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit