José Mourinho po përgatit një lëvizje të bujshme në kampionatin turk.
Ai është zotuar të transferojë yllin Cristiano Ronaldo te Fenerbahçe, skuadër ku tekniku aktualisht punon. Ky do të ishte një lajm spektakolar për futbollin turk dhe jo vetëm.
Lajmi u raportua fillimisht nga “Sun Sport” dhe më pas u komentua kudo në rrjetet sociale. Tifozët europianë duan që CR7 të rikthehet në Europë.
Arabia Saudite është një oaz për futbollistët që duan të fitojnë shuma marramendëse me një apo dy vite kontratë, por Ronaldo nuk është i tillë.
E sigurt që ai ëndërron një “kërcim të fundit”. Europa po e pret me krahët hapur. 6 muaj ose një vit në një ligë europiane do të ishin mbyllja epike e karrierës së tij.