E BUJSHME: Muriqi bën prapa-kthehu, Lazio mund ta huazojë

27 Dhjetor 2020
14:47
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi mund të rikthehet te Fenerbahçe. Sulmuesi i Kosovës nuk ka lënë gjrumë te skuadra e Lazios dhe nuk ka arritur të shfrytëzojë mundësitë e dhëna te të kaltrit.

Hurrieyt shkruan se u ka kërkuar italianëve ta huazojnë në 6 mujorin e dytë të sezonit. Një lëvizje e tillë do të bëhet duke paguar gjysmën e rrogës së lojtarit.

Muriqi paguhet 2.6 milion euro në sezon, ndërsa Fenerbahçe do të paguajë gjysmën e kësaj shifre. Muriqi nga krahu tjetër nuk është partizan i kësaj lëvizje, pasi do të përshtatet në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit