E BUJSHME | Ndryshon arbitri i finales së Champions mes Inter dhe Man City? UEFA po heton Marciniak

1 Qershor 2023
23:02
Telesport
back button

UEFA po heton gjyqtarin polak Szymon Marciniak, i caktuar për finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit të planifikuar për të shtunën më 10 qershor në 21 (22 me orën lokale) në stadiumin Ataturk në Stamboll, Turqi.

Arsyeja do të lidhej me pjesëmarrjen e arbitrit në një demonstratë të kërkuar nga kreu i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofobike dhe antisemite, krejtësisht të kundërta me ato të UEFA-s.

Organi më i lartë i futbollit kontinental do të kishte kërkuar menjëherë sqarime nga personi në fjalë dhe duhet të merrte një vendim në orët e ardhshme. Ndaj 42-vjeçari nga Plock rrezikon të zëvendësohet pak ditë para takimit të madh, një vendim që do të dukej i pabesueshëm dhe pa asnjë precedent.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit