E bujshme nga Anglia: Agüero shkon te Barcelona në verë

13 Janar 2021
12:37
Alfred Lleshi
back button

Sipas “The Sun”, Barcelona është shumë e vetëdijshme për situatën e Sergio Agüero, i cili e përfundon kontratën e tij me Manchester City qershorin e ardhshëm dhe nuk ka rinovuar ende. Kështu, argjentinasi, shok i ngushtë me Leo Messin, mund të shkojë falas në “Camp Nou”, verën e ardhshme. Kuptohet, për të ka edhe interesime të tjera, sikurse është ai i PSG-së, me trajnerin Pochettino në rreshtin e parë. Megjithatë, katalanasit duken ta favorizuar për disa arsye, janë gati ta rikthejnë në La Liga sulmuesin, i cili tashmë ka luajtur për Atlético Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit