E BUJSHME NGA ANGLIA | Chelsea arrin akordin prej 65 mln paund, ylli i Premier ende nuk ka vendosur! Barcelona shpreson…

28 Qershor 2022
22:15
Telesport
back button

Nga shpëtimi i dhimbshëm i arritur me Leeds në rolin e njeriut të merkatos, me shumë sherr me klubin e tij në horizont. Kjo është gjendja e Raphael Dias Bellolit, për të gjithë Raphinha-n, një nga sulmuesit zbulim të Premier Leagues së kaluar, por edhe kandidat për të luajtur rolin kryesor në një nga telenovelat më emocionuese të merkatos së verës 2022…

Nje telenovele qe duket se ka nje fund… Një lajm i bujshëm dhe surprizues vjen nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili raporton se Chelsea ka arritur marrëveshjen me Leeds për Raphinha.

Të dy klubet kanë arritur akordin mes tyre që braziliani i cili kërkohet nga Arsenal dhe Barcelona të transferohet te blutë e Londrës për një shifër prej 60-65 milionë paund plus bonuse të përfshira.

Arsenali pati një ofertë të refuzuar sot për Raphinha-n, më e ulët se ajo e Chelsea, ndërsa Barça thirri Leeds në orët e fundit, por nuk kishte asnjë shans për të përballuar ofertën e Chelseat.

Bisedimet në vazhdim do të bëhen midis Chelsea dhe agjentëve të Raphinhas për kushtet personale për të arritur marrëveshjen për kontratën, ende në diskutim. Pak ditë pas lajmit se Arsenali ishte një hap larg përcaktimit të marrëveshjes me klubin e Elland Road për të siguruar ecurinë e sulmuesit që hyri në qarkun e Seleçaos, gjithçka duket se do të rikthehet në pikëpyetje për vullnetin e lojtarit.

Sipas asaj qe ka filtruar ditët e fundit, duket se ai nuk dëshiron të marrë në konsideratë skenarë të tjerë përveç transferimit në Barcelonë dhe që do të kishte arritur tashmë një marrëveshje me klubin blaugrana pasi agjenti i tij eshte Deco.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit