E bujshme nga Anglia: E ardhmja e Inzaghit do të jetë stoli i gjigantëve të Premier League

1 Tetor 2024
13:12
Alfred Lleshi
back button

Simone Inzaghi, e ardhmja në Premier League? Nga Anglia vijnë zërat e parë për trajnerin aktual të Interit, i cili deri më sot shfaqet i vendosur në pankinën zikaltër. Megjithatë, mediat britanike e lidhin ish-trajnerin e Lazios me Manchester United, klubin e njohur nag “Old Trafford”, gati për “t’i dhënë duart” Erik Ten Hag.

Sipas shtypit anglez, trajneri i Interit është në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq” për periudhën pas Ten Hag. Falë sezonit të fundit të karakterizuar nga ulje-ngritje, të bërë më pak të hidhur nga fitorja e Kupës së Anglisë kundër rivalëve të Manchester City, trajneri holandez mund t’i thotë lamtumirë stolit të “Old Trafford” në verën e vitit 2025.

I poshtëruar nga Tottenham në ndeshjen e fundit të Premier League, ish-trajneri i Ajax do të vlerësohet nga Sir Jim Ratcliffe në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar (kur të luajnë kombëtaret). Për momentin nuk parashikohen ndryshime, por e ardhmja e tij duket më e pasigurt se kurrë. Faqet e edicionit të sotëm të “Daily Star” shkruajnë se Simone Inzaghi pëlqehet shumë nën hijen e “Teatrit të Ëndrrave”, por kjo do të diskutohet sërish në fund të vitit aktual.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit