E BUJSHME nga Argjentina: Kjo është arsyeja pse Wanda Nara e braktisi Icardin

3 Tetor 2022
8:00
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara njoftoi ndarjen nga Mauro Icardi pa dhënë shumë detaje. Sipërmarrësja foli për një moment të vështirë dhe zgjedhje mjaft të dhimbshme. Dikush insinuoi një person të tretë të mundshëm, që u bë sërish “mollë sherri” si në rastin e China Suarez.

Kujtojmë se aktorja argjentinase pati një flirt me lojtarin e ri të Galatasaray një vit më parë, ndaj martesa e çiftit VIP u trondit, por nuk u shemb përfundimisht. Po tani, çfarë ka ndodhur që bjondia argjentinase njoftoi ndarjen nga ish-kapiteni i Interit përmes rrjeteve sociale?

E zbulon gazetari Angel de Brito, i cili prej disa kohësh merret me familjen e Icardi. Duket se arsyeja nuk ka të bëjë me tradhtinë e radhës…

Mesa duket Wanda Nara nuk ndihet më në harmoni me Mauro Icardin pas gati dhjetë vitesh lidhje dhe dy vajzave së bashku, Francesca dhe Isabella.

“Wanda thotë se u nda nga Icardi për rritje personale, e kuptoi se nuk ndihet më mirë me të”, – ka shpjeguar në TWitter gazetari De Brito, ndër të tjera drejtues i programit televiziv “Los Angeles de la Mañana”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit