E BUJSHME NGA GJERMANIA! Bayern Munich tentoi trajnerin e Premier dhe ishte gati të paguante 18 mln euro, por…

13 Maj 2024
18:54
Telesport
back button

Lajmi i zbuluar në orët e fundit nga gazeta gjermane ‘BILD’ është i bujshëm. Ditët e fundit, Bayern Munich ka tentuar të rrëmbejë trajnerin austriak Oliver Glasner nga Crystal Palace.

Interesimi ka shkuar aq shume sa i ka ofruar klubit londinez 18 milionë euro për ta liruar. Mirëpo, është e bujshme përgjigja e Palace, e cila kërkoi 100 milionë euro për të liruar menaxherin e saj. Vetëkuptohet se pas kësaj kërkese, negociatat dështuan shpejt.

Për momentin, Hansi Flick është emri në krye të listës së drejtuesve bavarez për të zëvendësuar Thomas Tuchel. Por Roberto De Zerbi, menaxheri aktual i Brighton, është gjithashtu në garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit