E BUJSHME nga Italia: Një shqiptar, zëvendësues i Vlahovic. Juventusi hidhet në sulm për Armando Broja

12 Korrik 2024
12:38
Alfred Lleshi
back button

Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “Tuttosport”, Armando Broja mund të bëhet sërish objektiv i vërtetë i Juventusit.

Në fakt, Cristiano Giuntoli e pëlqen shumë shqiptarin e lindur në vitin 2001 dhe mund të arrijë një marrëveshje me Chelsea për t’i dhënë Thiago Motta-s një zëvendës të Vlahovic.

Një operacion që varet tërësisht nga lamtumira e mundshme e Arek Milik, për të cilin mbetet i gjallë interesimi i skuadrave të ndryshme turke.

Kësisoji, tregu i transferimeve për sulmuesit vazhdon të lëvizë lojtarë të rëndësishëm në të gjitha skuadrat në Europë, veçanërisht në Serie A.

Ndërsa presim të kuptojmë se cili do të jetë numri i ri “9” i Milanit, me Alvaro Morata në “pole position”, drejtuesit e kuqezinjve mund ta gjejnë veten të detyruar për ta hequr nga lista e objektivave një emër të ndjekur me ngulm gjatë këtyre javëve; Armando Broja.

Për shqiptarin ka dalë në skenë interesimi serioz i bardhezinjve. Mësohet se Juventusi do të trokasë te Chelsea për ta marrë shqiptarin në formë huazimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit