E BUJSHME NGA SPANJA | CR7 ka firmosur një klauzolë që mund ta rikthejë për të luajtur në Champions!

2 Janar 2023
22:07
Telesport
back button

Nje prapaskene e bujshme vjen nga Spanja, në lidhje me kontratën e Cristiano Ronaldos. Siç raporton Marca, kontrata e multimiliardere që lidh portugezin me Al Nassr përfshin një klauzolë që do ta lejonte atë të rikthehej para kohe në Evropë, pavarësisht një kontrate ekzistuese dhe te firmosur…

Newcastle, qe eshte prone PIF, fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, është i vetmi klub që mund ta kthejë lojtarin në Kontinentin e Vjetër, me kusht që të siguroje pjesemarrjen ne Ligën e Kampionëve në fund të këtij sezoni.

Transferimi do të realizohej me formulën e huazimit, për të lejuar CR7 të mund të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm të klubit dhe të përmirësojë më tej rekordet e tij. Aktualisht, qymyrxhinjte janë në vendin e tretë.

Ronaldo është ndoshta sportisti më i pëlqyer në histori, është idhulli i shumë futbollistëve dhe ndikimi i tij është përhapur kudo. Ajo që ndjek Ronaldon është masa e fansave të tij besnikë. Pra, që nga nënshkrimi i tij, profili zyrtar në Instagram i klubit të ri të Ronaldos ka fituar pesë milionë ndjekës të rinj.

Para ardhjes së Ronaldos, Al Nasr ndiqej nga 884 mijë tifozë dhe tashmë kjo shifër është ne 7 milionë, vetëm 4 ditë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit. Ai do te fitoje 200 mln euro ne sezon bashke me sponsorizimet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit