E BUJSHME NGA SPANJA! Denoncohet për agresion dhe kërcënime trajneri i Porto-s. “Donte të godiste arbitrin”

25 Mars 2024
18:53
Telesport
back button

Lajme mjaft të bujshme vijnë nga Spanja, pikërisht nga El Desmarque. Sipas gazetës iberiane, në fakt në orët e fundit Sergio Conceiçao, trajneri i Portos me një të kaluar të gjatë në Itali mes Lazios, Interit dhe Parmës, u raportua se kishte sulmuar kryebashkiakun e Cartaya (qytet në provincën e Huelva) një arbitër dhe madje dy agjentë të Guardia Civil.

Konteksti është një turne për të rinjtë, Kupa Ganaforte, e cila mbledh së bashku përfaqësuesit e klubeve kryesore evropiane. Dhe gjatë finales mes Portos dhe Sevillas, trajneri i Dragoes me sa duket filloi të sulmonte arbitrin nga tribuna, duke u ndalur nga shërbimi i sigurisë gjatë një tentative për të pushtuar fushën.

Diskutimi i zjarrtë ka vijuar edhe në fund të takimit, kur portugezi bashkë me persona të tjerë janë konfrontuar fizikisht edhe me arbitrin. Kryetari i bashkisë së Cartaya, Manuel Barroso, gjithashtu u gjend në mes të përleshjes dhe nga ana e tij u ofendua dhe u sulmua.

Ardhja e Guardia Civil nuk i qetësoi gjërat, me Conceiçao, i cili së bashku me disa tifozë të Portos dhe të tjerë nga Sporting CP, nisën një sherr në grup ku më pas u përfshinë edhe oficerët:

“Ata donin të sulmonin arbitrin, unë u futa. në mes dhe më shtynë, më kapën nga qafa, me një qëndrim arrogant. Më pas zbulova se në mes ishte trajneri i Portos…i thashë “nuk të vjen turp?”, por ai vazhdoi duke kërcënuar: Do t’iu vras. Kam bërë një ankesë në nivel personal, por mendoj se do të bëjmë diçka edhe në nivel sportiv”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit