E BUJSHME NGA SPANJA: “Nga 12 në 3 mln euro në sezon, Bale po mendohet seriozisht për opsionin e ri”

8 Qershor 2022
21:33
Telesport
back button

Cila do te jete e ardhmja për Gareth Bale?! Tani që kontrata e tij me Real Madrid ka skaduar praktikisht, cfare do te beje uellsiani? Ne diten e sotme doli lajmi se agjenti i tij ia kishte ofruar Getafes. Kete e pranoi presidenti i klubit spanjoll.

Sipas medieve iberike do të ishte opsioni më i pëlqyeshëm për të, sepse do t’i lejonte të jetonte ende në Madrid, dëshira e gruas dhe katër fëmijëve të tij. Por Getafe nuk mund t’i afrohet aspak 12 milionë eurove ne sezon që ish-sulmuesi i Tottenham fiton me merengues…

Oferta e Getafes – Megjithatë, shkruan Marca, për Bale në këtë moment faktori sportiv ka më shumë rëndësi. Kompania e Angel Torres mund të shkojë deri në 3 milionë euro pagë, për një sezon.

Tani lojtari do të vendosë nëse do të pranojë apo jo një zbritje kaq të rëndësishme për të qëndruar në kryeqytet, por me një fanellë tjetër. Praktikisht do te thote qe Bale te shkurtoje 4 here rrogen e tij aktuale.

Gjithcka do te varet nga familja e tij dhe vete deshira e lojtarit, qe mund te qendroje per t’u pergatitur per Kupen e Botes me Uellsin dhe me pas te mbledhe rrobat dhe te kthehet ose ne Uells, ose ne Premier, ose drejt Amerikes ne MLS.

Kjo sepse opsioni Kine dhe Arabi nuk e terheqin aspak uellsianin, qe u bllokua nga Real Madrid perpara disa kohesh kur donte te prishte kontraten dhe fluturonte drejt Kines. Palet jane ne azhornim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit