E BUJSHME: Reali bën sulmin final, do yllin e Premier Leagues

18 Gusht 2019
11:28
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk është dorëzuar ende për Christian Eriksen. Ekipi madrilen e nisi si duhet kampionatin, pasi fitoi me Celta Vigon 1-3, por trajneri Zinedine Zidane e do me ngulm dhe një mesfushor.

Drejtuesit e “Los Blancosve” do të provojnë tentativën e fundit për të arritur te lojtari i Tottenham-it, Christian Eriksen. Kryeqytetasit kanë ofruar 65 milionë euro dhe duket se “Gjelat” janë tunduar. 

Ata rrezikojnë ta humbin  danezin me kosto zero në fund të këtij sezoni dhe dëshira e futbollistit është të largohet nga Anglia për të provuar një sfidë të re. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit