E BUJSHME: Roma-Lovren, nuk ka akord! Zbulohet motivi… qesharak

16 Gusht 2019
16:42
back button

Ishte thuajse zyrtare dhe po pritej që të gjendej akordi në çdo detaj (rrogë, formulë dhe kohëzgjatje të kontratës), por në fund është prishur gjithçka. Liverpool kishte rënë dakord për formulën e huazimit për 3 mln euro dhe detyrim blerje për 12 mln euro në rast se futbollisti kroat Dejan Lovren do të luante 20 ndeshje.

Por, gjithçka ka marrë fund kur futbollisti, që do të fitonte shumë më pak te Roma (thuajse 3 mln euro në sezon në krahasim me 4,5 që fitonte te Liverpool) ka kërkuar edhe 1 mln euro komision ose dëmshpërblim për shkak se do të pranonte ulje rroge.

Roma tashmë do të shohë për një tjetër opsion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit