Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, i cili u largua nga Sevilla verën e kaluar, mund të rikthehet sërish të luajë. Këtë herë jo në Europë por në Argjentinë.
Skuadra amerikano-latine e interesuar për 38-vjeçarin është Boca Juniors. Presidenti i këtij klubi, Riquelme dhe trajneri i Gago janë të tunduar nga ideja e pranisë së Ramos në ekip.
Për më tepër që Gago e njeh mirë mbrojtësin, pasi dikur kanë qenë shok skuadre te Real Madrid. Në rast se marrëveshja realizohet, Sergio Ramos pritet të paguhet rreth 5 milionë euro.
Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por si mediat argjenginase ashtu dhe ato spanjolle konfirmojnë bisedimet, me Armos që pritet të rikthehet në fushë nga janari 2025.