E BUJSHME! SHBA synon “të blejë” finalen e Champions League, UEFA po mendon seriozisht për këtë

16 Shtator 2022
12:22
Alfred Lleshi
back button

Në SHBA ka gjithnjë e më shumë finale dhe turne të rëndësishëm, por vendit i mungon “qershia mbi torte”; finalja e Champions League. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, në një të ardhme pak a shumë të afërt, akti final i kompeticionit më të lartë evropian për klubet mund të kryhet në SHBA.

Kompeticioni “par excellence” i futbollit europian nuk është larguar asnjëherë nga Kontinenti i Vjetër. Megjithatë, konotacionet ekonomike, duke qenë se aktualisht nuk ka një treg të tillë komercial dhe televiziv përkatës si ai i Amerikës së Veriut, janë aq të favorshëm sa ECA dhe UEFA janë në favor të lëvizjes jashtë shtetit.

ECA (Shoqata e Klubeve Europiane të Futbollit), e cila do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme në Stamboll javën e ardhshme, është në favor të zgjerimit të tregut komercial, gjë që do të shumëfishonte shitjen e sponsorizimeve dhe të drejtave televizive.

Për sa iu përket të drejtave televizive, UEFA sapo i ka shitur ato në anglisht për SHBA te CBS, Viacom dhe Paramount për 1.5 miliardë euro, shifër kjo që do të rritet me rastin e versionit të zgjatur të Ligës së Kampionëve, duke filluar nga viti 2024.

Ideja e transferimit të finales së Champions League në tokën amerikane erdhi nga suksesi i finales së “Campeones Cup”, në të cilën kampioni i MLS u ndesh me atë të kampionatit meksikan. Ndeshja u luajt në stadiumin “Yankee” në New York dhe u ndoq nga rreth 15.000 njerëz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit