E BUJSHME: Tare synon goditjen e madhe, rrëmben yllin e Manchester City-t?!

30 Korrik 2020
22:54
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i Lazios, Igli Tare, po synon një lëvizje të madhe sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo. Shqiptari kërkon që të afrojë në Romë mesfushorin e Manchester City-t, David Silva. 34-vjeçari vendosi të largohej nga “Qytetarët”, ndërsa Tare është futur në garë.

Lazio i ofron Silves një kontratë 3-vjeçare me 4 milion euro në sezon. Kushte shumë të mira, pas spanjolli mund të luajë deri në 37 vjeç, ndërsa kthehet në lojtarin më të paguar te lacialët.

Një bast i madh i Tares me spanjollin. Silva po mendohet për një mundësi të tillë, ndërsa ka pas vetes dhe Inter Miamin e Beckham, Al Saddin e Xavi Hernandezit pa harruar dhe ekipe si Valencia dhe Betis.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit