Ten Hag ka marrë një ofertë për t’u rikthyer sërish si trajner. Pavarësisht dështimit te Manchester United, duket se trajneri holandez është ende i preferuar në botën e futbollit.
Ai la Ajax në verën e vitit 2022 për të provuar një klub madhështor si Manchester United, por nuk ia doli të korrë suksese dhe u shkarkua para pak ditësh. Vendin e tij tashmë e ka zënë Amorim.
Ten Hag po lidhet me një kalim të papritur te Roma në kampionatin italian, pas shkarkimit të Juric. La Gazzetta Dello Sport raporton se drejtuesit e klubit verdhekuq e pëlqejnë si trajner.
Deri tani ai ka refuzuar, sepse mendon se gjendja aktuale e Romës nuk i krijon kushte për të punuar i qetë dhe për të pasur sukses.