Shkarkimi i trajnerit Erik ten Hag nga Manchester United ishte lehtësisht i pritshëm. Performancat e fundit të “Djajve të kuq” këtë sezon ishin tepër zhgënjyese.
Holandezi tashmë është i shkarkuar, por do të përfitojë 25 mln euro gjithsej bazuar në kontratën që kishte me klubin anglez.
Mediat britanike raportojnë se emri më i nxehtë i momentit për të marrë frenat e skuadrës është trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann.
Madje, Manchester United pranon ta lejojë teknikun të drejtojë Gjermaninë deri në fund të sezonit, ndoshta për t’i liruar vendin më pas strategut Jurgen Klopp.