E BUJSHME: United gjen trajnerin e ri, Solskjaerin e zëvendëson kampioni i Italisë

16 Tetor 2019
12:59
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United duket se nuk do t’i japë më kohë Ole Gunnar Solskjaerit. “Djajtë e kuq” duan të largojnë norvegjezi dhe kanë gjetur dhe trajnerin e ri. Massimiliano Allegri do të marrë drejtimin e skuadrës angleze që e ka nisur kampionatin si mos më keq. 

Ole Gunnar Solskjaer ka një ndeshje mjaft të vështirë kundër Liverpool-it në “Old Trafford”. Trajneri është i dënuar për të fituar, ndërsa situata nuk është aspak optimiste, pasi i mungojnë plot 10 lojtarë. Drejtuesit nuk duan asnjë justifikim, madje po presin që atij t’i rrëshkasë këmba që të zyrtarizojnë Allegrin. 

Ish-trajneri i Juventusit ka gjetur akordin për 9-10 milionë euro në vit, ndryshe nga rroga prej 7 milion eurosh që merrte te kampionët e Italisë. Çështja mbetet e koklavitur, pasi fillimisht duhet të shkarkohet Solskjaer dhe më pas të zyrtarizohet italiani. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit