E BUJSHME: United hidhet në sulm për mister 100 mln euroshin, takon Mendes. Afron dhe De Jong me Anthony

9 Qershor 2022
22:12
Telesport
back button

Garë e ethshme e merkatos! Gjithçka është ndezur dhe sigurisht që Premier League lëviz e para duke pasur edhe mundësitë ekonomike më të mëdha dhe duke ditur se disa skuadra duan të fuqizohen më tej si Liverpool dhe Manchester United!

Mes të dyjave ka lindur një merkato e flaktë për Darëin Nunez. Sipas azhornimeve të fundit, Jorge Mendes, pas takimit që ka pasur me Laporta në Barcëlonë, ka fluturuar drejt Portugalisë, për të ndjekur ndeshjen me Çekinë por edhe për t’u takuar me Ten Hag, trajnerin e United.


Liverpool ka ofruar 80 mln euro dhe 20 bonus te Benfica, përveç se Nunez do të ishte brenda projektit teknik dhe taktik me largimin e Mane. Ndërkohë, United nuk heq dorë, por ofron të njëjtën shumë dhe rrogë më të lartë lojtarit. Fakti është se Champions League luan rol kyç.

Në Old Trafford sivjet do të luajnë Europa League dhe Nunez kërkon të luajë në Champions League. Do të jetë futbollisti ai që do të vendosë. Por United nuk ndalet me kaq. Sot është planifikuar gjithashtu një takim me agjentët e Anthony të Ajax, që është dëshira e trajnerit që e ka stërvitur.

Ndërkohë, për De Jong të Barcelona-s oferta është 65 mln euro dhe 20 bonuse. Katalanasit janë duke u menduar dhe po e shqyrtojnë seriozisht këtë shitje për të financuar merkaton duke qenë se kanë Gavi dhe Pedri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit