E BUJSHME: United në sulm për yllin e Barcelonës, gati 90 milionë sterlina!

25 Mars 2020
17:47
back button

Manchester United ëndërron një transferim të bujshëm në merkaton e verës, ku bëhet fjalë për Antoine Griezmann.

Mediat angleze kanë raportuar lajmin ditën e sotme, duke shkruar se “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 90 milionë sterlina për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin. Francezi nuk është i kënaqur në Katalonjë, ashtu si klubi i tij që nuk është i kënaqur me të dhe largimi do të ishte gjëja më e mirë për të dy palët.

Manchester United e ka gati planin, madje i ka rezervuar edhe numrin në fanellë. Sipas mediave, Griezmann do të mbajë numrin 7 në shpinë, ashtu si Cristiano Ronaldo dikur në “Old Trafford”. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në verë, por gjasat janë reale që ky transferim mund të finalizohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit