E bujshme!!! Wladimir Klitschko pranë rikthimit në ring pas 8 vitesh, synon të bëhet sërish kampion bote

12 Dhjetor 2024
13:45
Telesport
back button

Ukrainasi Wladimir Klitschko po mendon një rikthim shokues në ring, me shpresën që të ketë mundësi të duelojë për të fituar një tjetër titull kampion bote në peshën e rëndë, në moshën 48-vjeçare. Klitschko nuk ka boksuar që nga humbja e tij në vitin 2017 ndaj Anthony Joshua.

Spekulimet janë shtuar nga fakti se ukrainasi, dominues i botës në peshat e rënda në kohën e tij, po tundohet nga ideja për të qenë sërish kampion bote, në një moshë të madhe. Tom Loeffler, i cili themeloi K2 Promotions me vëllezërit Klitschko, zbuloi për Sky Sports detaje nga ky rikthim.

Unë e di se në një moment ishte një ëndërr e tij të thyente rekordin e George Foreman dhe të bëhej kampioni më i vjetër i peshave të rënda. Nuk dua të flas për Vladimir, do ta lë vetë atë që të thotë gjithçka që lidhet me këtë çështje”, tha Loeffler, që la të hapur mundësinë e rikthimit të legjendës ukrainse të ringut.

Janë katër tituj të mëdhenj botërorë për të cilët Kiltschko mund të duelojë në rikthimin. Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen për tri prej tyre (WBC, WBO dhe WBA), në revanshin e 21 dhjetorit. Daniel Dubois mban rripin e katërt dhe të fundit (IBF) dhe do ta mbrojë atë në shkurt ndaj Joseph Parker.

“Wladimir nuk dëshiron të duelojë ndaj Usyk sepse ai është bashkatdhetari i tij. Por tani, me boksierë të tjerë në ring si Daniel Dubois dhe në varësi të asaj që ndodh, ne mund ta shohim atë si një mundësi e mirë për të dalë nga pensioni dhe të rikthehet në ring. Shumë varet nga ajo që do të ndodhë më 21 dhjetor”, tha Loeffler.

Nuk ka ambasador më të mirë për boksin se Wladimir dhe vëllai i tij Vitali. Nëse e rikthejmë Vladimir përsëri në ring mendoj se shumë fansa do të ishin shumë të emocionuar ta shihnin përsëri”, shtoi Loeffler. Klitschko humbi titujt në duelin ndaj Tyson Fury në vitin 2015, ndërsa revanshi mes tyre nuk u zhvillua asnjëherë.

Nëse ka një shans që Wladimir të kthehet në ring do të jetë vendimi i tij, por ne do ta mbështesim. Këtë gjë bëri edhe Mike Tyson. Është në formë të jashtëzakonshme. Ai stërvitet gjatë gjithë kohës, qëndron në formë, është një nga njerëzit më atletikë që kam takuar ndonjëherë. Por le të shohim”, përfundoi Loeffler.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit