E BUJSHME! Zaniolo “arratiset” nga Roma pas veprimit të fundit, klubi zyrtarisht mer vendimin

30 Janar 2023
20:04
Telesport
back button

Roma ka vendosur të përjashtojë nga projekti teknik Nicolò Zaniolo: në praktikë ai është i destinuar të qëndrojë të paktën deri në qershor dhe pronarët kanë vendosur që ai të mos luajë më asnjë ndeshje me fanellën verdhekuqe.

Ky është epilogu i një dite që nisi mbrëmjen e së dielës, kur një grup ultrasësh ishin mbledhur në shtëpinë e lojtarit në Casal Polacco. Aty do të kishin nisur fyerjet dhe, në atë moment, futbollisti do të ishte përpjekur t’i shpëtonte ndjekjes. Zaniolo i frikësuar kërkoi ndihmën e policisë që ndërhyri me patrullë.

Menjehere aty ka shkuar edhe babai i cili ka tentuar të qetësojë lojtarin, ndërsa nëna dhe motra kanë dënuar gjithçka në rrjetet sociale. Zaniolo u kthye më pas në La Spezia, vendlindja e tij, për të gjetur paqen…

Në total do të ishin rreth pesëmbëdhjetë persona që u paraqitën pas mesnate në shtëpinë e futbollistit të Romës. Menaxheri i ekipit të klubit Giallorossi alarmoi 112. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të aksidentit.

Pas kërcënimeve nga tifozët në shtëpi gjatë natës, pak orë para përfundimit të merkatos, Nicolò Zaniolo hoqi referencën për Romën nga biografia e tij në Instagram, duke zëvendësuar fjalën “Futbollist i Romes” e pranishme që nga dita e mberritjes me nje “atlet” të thjeshtë. Një gjest simbolik që konfirmon shkëputjen e sulmuesit me të gjithë ambientin verdhekuq.

“Pasi e ka origjinën gjithë kjo urrejtje më duket paksa e tepruar”: Francesca Costa, nëna e Zaniolos, e shkroi të dielën në mbrëmje në një histori në Instagram më pas u fshi pas disa minutash dhe në të cilën raportonte fyerjet ndaj tij dhe djali shfaqej në muret jashtë qendrës sportive rome në Trigoria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit