“E di që i kam lënduar”, Griezmann e pranon: Por tani…

3 Mars 2023
15:15
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid shpenzoi 20 milionë euro për ta marrë nga Barcelona (që kishte paguar 120 milionë në verën e 2019) dhe për ta rikthyer në kryeqytet pas periudhës së tij me Blaugrana-t.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann i cili deklaroi për Movistar se sa e vështirë ishte të rifitonte tifozët që për kaq shumë kohë pas rikthimit e kishin akuzuar në çdo ndeshje për “tradhti”.

“Largimi im nga Atletico Madridi i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund u largova sepse kisha nevojë”, shpjegoi Griezmann me shumë ndershmëri.

“Si tifoz, edhe unë do të isha shumë i zemëruar, e meritova. U bëra i përulur dhe punova për t’i rifituar ata. Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Me paraqitje të vazhdueshme në fushë mes golave, asisteve dhe shumë sakrificave, Griezmann arriti të fitonte sërish tifozët e Atletico Madridit, duke u rikthyer në marrëdhënien e shkëlqyer që ishte në fillim.

Në fushë sulmuesi francez ka qenë një nga më të mirat e sezonit me një ecuri prej 8 golash të realizuar dhe 10 asistesh të dhënë në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit