E diela për t’u harruar e Karim Benzema! Nga fusha jashtë saj, asgjë nuk shkoi mirë

24 Janar 2022
17:49
Telesport
back button

Një e dielë për t’u harruar për Karim Benzema. Sulmuesi francez ishte protagonist në negativ në ndeshjen mes Real Madridit dhe Elche: fillimisht humbi një penallti në pjesën e parë, në rezultatin 0-0, më pas iu desh të dilte jashtë me një dëmtim.

Ndërkohë, shtëpia e lojtarit u grabit, por Benzema e mori vesh vetëm pas kthimit. Një surprizë e keqe në një pasdite që Benzema do të dëshirojë ta anulojë shpejt…

Në fakt, ishte penalltia e parë në karrierë e cila humbiste që kur ka veshur fanelën e Real Madrid dhe madje ka shënuar 16 gola nga pika e bardhë deri ditën e djeshme kur gaboi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit