“E dija që me City do të shënoja shumë, por duhet ta bëj këtë gjë edhe në sfidën e fundit”

9 Qershor 2023
9:51
Telesport
back button

Gjithnjë kam ëndërruar që të luaj në finalen e Champions League, ndaj fakti që do të jem këtë herë është një nder. Gjithsesi, kjo mbetet një ndeshje për t’u fituar”, shprehet sulmuesi norvegjez Erling Haaland, që këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Manchester City, duke fituar Premier League he FA Cup.

Kemi patur një sezon të jashtëzakonshëm dhe dëshirojmë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që do të japim maksimumin për të fituar ndaj një rivali të fortë si Inter”, tha më tej Haaland, që këtë sezon ka realizuar 52 gola në total në të gjitha turnetë.

Në champions League, këtë sezon ka realizuar 12 gola në 10 ndeshje. “E dija që me City do të kisha mundësi të shënoja shumë, sidomos kur kë shumë kampionë përreth që të krijojnë mundësi shënimi apo të krijojnë hapësira. Jam me fat që kam këta shok skuadre”, u shpreh sulmuesi i City.

Pasi shënoj një gol e harroj atë, pasi mendoj për golin e radhës. Kjo është ajo që duhet të bëj çdo sulmues. Guardiola? Kam mësuar shumë prej tij, pasi është një trajner i madh. Pep është një shkollë më vete dhe mendoj se do të mësoj ende shumë gjëra prej tij”, tha Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit