“E dimë kë kemi përballë”, Inzaghi: Ja si mundet Juventus-i

10 Maj 2022
20:20
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka folur në konfernecë për shtyp në prag të finales së Kupës së Italisë që skuadra e tij do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Juventus-it në Olimpico.

– Çfarë ndjesish keni para finales?

“Jam krenar që jam këtu, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për nuk ekzistojnë receta për ta fituar finalen. Do të duhet vrap, vendosmëri dhe përqendrim. Do të duhet të hapim 120% për të ngritur trofeun e dytë të sezonit”.

 – Sa e rëndësishme do të jetë për ju kjo javë?

“Është e rëndësishme për të gjithë, jo vetëm për mua. Bashkë me stafin e dimë sa rrugë kemi bërë, nga ku e kemi nisur. Gjatë rrugës kemi ditur të bëjmë një punë të mirë falë ekipit dhe lojtarëve.

“Pritshmëria është rritur. Do të duhet të kërkojmë të fitojmë. Më pas do të jenë ndeshjet e fundit të kampionatit. Duke menduar për ditën e prezantimit, 8 korrikun e kaluar, puna e bërë ka qenë shumë e madhe, dhe e bërë mirë. Atë ditë nuk mund ta imagjinoja gjithë këtë”.

– Çfarë prisni nga skuadra?

“Detajet do të bëjnë diferencën. E njohim Juventus-in, jemi përballur tri herë këtë vit. Do të ketë shumë cilësi në fushë, do të duhet të dimë t’i menaxhojmë momentet e ndeshjes”.

– Cila është receta për të fituar?

“Nuk ekziston. Do të duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme dhe të vendosur. E dimë kë kemi përballë, detajet do të jenë vendimtare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit