E djegur nga flakët, Grosjean publikon foton e kaskës që mbante gjatë aksidentit

14 Tetor 2021
12:29
Telesport
back button

Piloti francez Romain Grosjean, që deri vjet garonte në Formula 1, ka publikuar një foto të kaskës (kokores) që ai mbante në garën e zhvilluar vjet në Bahrein. Në atë garë, makina e tij Haas u nda në dy pjesë pas një aksidenti me barrierat mbrojtëse dhe mori flakë.

Piloti ndejti për 30 sekonda mes flakëve dhe në fund arriti të dalë gjallë që andej, duke mos patur dëmtime të rënda. Pas gati një viti nga ajo ngjarje e rëndë, Grosjean publikon foton e kaskës, e cila duket e djegur në mjaft vende, por që gjithsesi, i shpëtoi jetën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit