Manchester United duket se po përgatit një lëvizje surprizë për mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga.
Sipas Bernabeu Digital, Ruben Amorim e ka kërkuar francezin për të përforcuar mesfushën e Djajve të Kuq.
Camavinga ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Los Blancos që nga momenti që iu bashkua madrilenëve në 2021-shin nga Rennes për rreth 55 milionë euro.
Pavarësisht se pozicioni i tij natyral është ai i mesfushorit, Carlo Ancelotti e ka përdorur atë edhe në role të tjera në fushë.
Edhe pse vetëm 22 vjeç, Camavinga është një nga lojtarët kyç të Real-it dhe ka cilësitë e duhura për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë në planet.
Ai ka luajtur 152 ndeshje me madrilenët deri tani, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë nëntë asiste.
Mesfushori i ri ka fituar 10 trofe gjatë kohës së kaluar në Santiago Bernabeu dhe ka ndihmuar Francën të arrijë finalen e Kupës së Botës në 2022-shin.
Manchester United dyket se ka ndërmend të kënaqë trajnerin e ri me blerje të mëdha dhe ish-trajneri i Sporting e vlerëson shumë Camavinga-n.
Megjithatë, lojtari duket se nuk ka dëshirë të largohet nga Bernabeu dhe të transferohet në Old Trafford.