Gjigantët e Serie A, Napoli, raportohet se po shikojnë një lëvizje të për qendërmbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire në merkaton e janarit.
Maguire, 31 vjeç, ka humbur vendin e titullarit pas transferimit të Matthijs de Ligt dhe Leny Yoro në verë. Ai ka bërë gjithsej 14 paraqitje për Djajtë e Kuq këtë sezon, duke shënuar një gol.
Tani, sipas gazetës spanjolle Fichajes.net, Napoli shpreson të forcojë mbrojtjen e skuadrës muajin e ardhshëm dhe të mbajë gjallë shpresat për titullin e Serie A.
Trajneri Antonio Conte thuhet se është një admirues i Maguire.
Napoli nuk ka gjasa të jetë pa kundërshtar në ndjekjen e lojtarit anglez, i cili ka një kontratë deri në qershorin e ardhshëm me Manchester United.
Leicester City dhe Fenerbahce po synojnë gjithashtu të nënshkruajnë me mbrojtësin.