E do Liverpooli, trajneri paralajmëron yllin e Gjermanisë

20 Shkurt 2020
17:13
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Leipzig, Julien Nagelsmann, ka paralajmëruar sulmuesin Timo Werner. Ai mendon se futbollisti nuk duhet t’i bashkohet Liverpoolit në verë, pasi do të përballet me shumë vështirësi në kampionatin anglez. “Redsat” interesohen për shërbimet e lojtarit dhe janë në “pole position” për të nënshkruan me 23-vjeçarin. 

“Do të jetë shumë më e vështirë për Timo Werner të luajë për Liverpoolin se sa me Leipzig. Ai nuk do të ketë statusin që ka patur këtu në vitet e para dhe ja kam thënë këtë. 

“Djemtë po e shohim se sa shumë po rritemi dhe se sa shumë potencial kemi. Ne nuk do të largojmë asnjë që na ndihmon”, – tha tekniku i ri. Leipzigu po zhvillon një kampionat shumë të mirë, pasi po luan si i barabartë me Bayern Munchen dhe po lufton për kampionat.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit